Gjykata liron Gjin Ndreun nuk kishte pistolete por cader

Prokuroria kerkon vetem 20 dite burg per 34-vjecarin. Shkodrani u filmua teksa ulte xhupin per te fshehur armen
Edhe pse pamjet filmike apo fotografite e shumta tregonin armen tip pistolete qe 34-vjecari nga Shkodra mbante ne brez ne krahun e majte teksa ngjiste murin rrethues te Kryeministrise gjate demonstrates se dhunshme te 21 janarit nuk eshte dukur prove e mjaftueshme per Gjykaten e Tiranes e cila ka lene te lire Gjin Ndreun. Sipas saj Ndreu nuk pasur arme diten e protestes por nje cader. Gjin Ndreu personazhi i perfolur per posedimin e ne pistolete ne demonstraten e organizuar nga Partia Socialiste eshte liruar nje dite me pare nga ambientet e paraburgimit ne kryeqytet pasi ndaj tij gjykata ka vendosur masen e sigurise Detyrim paraqitje.
Gjithcka ka ndodhur gjate seances se djeshme te sigurise ne Gjykaten e Tiranes kur prokuroria ka pretenduar se Ndreu ka pasur me vete vetem cadren e tij. Ne kete menyre akuza ka hedhur poshte faktin qe ai ka pasur nje arme te tipit pistolete. Keshtu perfaqesuesi i akuzes i ka kerkuar gjykateses se gatshme Blerina Muca caktimin e mases se sigurise arrest me burg me afat 20 dite per 34-vjecarin Ndreu.
Nga ana tjeter avokati i ketij te fundit kerkonte lirimin e klientit te tij. Pasi ka degjuar te dyja palet dhe shqyrtuar kerkesen e tyre gjyqtarja e gatshme Muca ka vendosur me ne fund caktimin e mases se sigurise Detyrim paraqitje per 34-vjecarin nga Shkodra.
I akuzuari Ndreu ishte filmuar me pistolete qe mbante ne brez ne oren 1617 kur hipte mbi murrin rrethues te kryeministrise. Arma sipas pamjeve filmike Ndreu e kishte futur ne brez ne krahun e majte te tij.
Nga pamjet filmike te bera publike shihet qe ai ka ulur menjehere xhuboksin ngjyre te blu te erret. Gjithashtu pamjet e filmuara gjate dites se demonstrates kane fiksuar dukshem Ndreun duke dhunuar policet e shtetit.
Arrestimi i tij do te vinte nje dite pas demonstrates se 21 janarit kur nga analiza qe vazhdojne tu bejne ngjarjeve te dhunshme te ndodhura strukturat e Hetimit te Krimit te Drejtorise se Policise te Qarkut Tirane fale informacioneve te grumbulluara dhe pamjeve filmike kane bere te mundur identifikimin e Gjin Ndreut nga Shkodra.
Sipas versionit zyrtar te Policise se Shtetit gjate zhvillimit te protestes 34-vjecari ka qene i armatosur me arme zjarri te tipit pistolete ne momentin qe tentonte te futej forcerisht ne godinen e Kryeministrise.
Pamjet filmike policia i serviri zyrtarisht edhe ne media ndersa ne ngarkim te tij policia ngriti akuzat e Kundershtimit te punonjesit te policise se rendit publik Shkaterrimit te prones dhe Prodhimit dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit.