E Diel, 1 Nëntor 2026

Te dhenat personale te nxenesve dhe studenteve do te ruhen sekrete

I jepet fund problemit shumevjecar te daljes se te dhenave personale ne fushen e arsimit pas marreveshjes mes ministrise dhe Komisioneres per Mbrojtjen e te Dhenave Personale

Jo me nota te publikuara ne menyre masive e as te dhena te nxenesve qe behen publike per individe te tjere. Kjo do te arrihet nepermjet marreveshjes se nenshkruar dje nga ministri i Arsimit dhe i Shkences z. Myqerem Tafaj dhe Komisionerja per Mbrojtjen e te Dhenave Personale znj. Flora Cabej Pogace si edhe nepermjet ligjit te ri te arsimit parauniversitar qe pritet te miratohet muajt ne vijim.

Marreveshja

Marreveshja e nenshkruar ne mjediset e ministrise sipas ministrit Tafaj eshte e nje rendesie te vecante. Ministri i Arsimit dhe Shkences Myqerem Tafaj theksoi se sistemi arsimor perfshin rreth 850 mije femije te kopshteve nxenes studente mesues pedagoge dhe kerkues shkencore dhe si i tille eshte sistemi qe ne gjithe veprimtarine e tij duhet te kujdeset ne menyre te vecante per mbrojtjen e te dhenave personale. Tafaj u shpreh se Ministria e Arsimit qe nga krijimi i institucionit te Komisionerit per Mbrojtjen e te Dhenave Personale nuk ka kaluar per miratim ne instancat me te larta asnje akt ligjore e nenligjor pa marre mendimin e ketij institucioni.

Ministri siguroi se bashkepunimi do te thellohet duke shtuar se MASH jo vetem per aktet ligjore e nenligjore por dhe per projekte qe zhvillohen ne shkollat tona ka kerkuar dhe do te kerkoje mendimin e ketij Institucioni. Ministri Tafaj garantoi komisioneren Flora Pogace per gatishmerine e interesin maksimal per ta thelluar kete bashkepunim ne te gjitha format ne menyre qe te garantohen ne cdo aspekt mbrojtja e te dhenave personale. Nga ana e saj zonja Pogace falenderoi per bashkepunimin e deritashem Ministrine e Arsimit dhe Shkences dhe premtoi bashkepunim te metejshem ne zbatim te ligjit shqiptar per mbrojtjen e te dhenave personale.

Ligji

Nderkaq ne ligjin e ri te arsimit parauniversitar qe pritet te miratohet muajt ne vijim eshte garantuar mbrojtja e te dhenave personale te nxenesve dhe te mesuesve te dhena keto qe jane ne regjistrat dhe dokumentet e shkolles.

Te dhenat personale te nje nxenesi te vecante nuk u vihen ne dispozicion personave te tjere jashte institucionit perkates gjithashtu nuk u vihen ne dispozicion personave te tjere nga marresit e tyre ne institucionet e tjera. Rezultatet e nxenesve ne provimet kombetare dhe te dhenat per hyrjen ne institucionet e shkollave te larta jepen ne menyre qe te mos zbulohet identiteti i nxenesit. Te dhenat personale te nxenesit behen publike vetem nga vete nxenesi me moshe mbi tetembedhjete vjec perndryshe vendimi merret nga prinderit e tij - percaktohet ne projektligj.

Per me teper edhe mesuesit nuk do te kene te drejte te japin te dhenat e nxenesve qofte edhe sjelljen apo arritjet e tyre ne mesime nderkaq anketat regjistrimet intervistat dhe rezultatet do te behen vetem pas pelqimit jo vetem te nxenesve por edhe te prinderve te tyre.

Punonjesi i institucionit arsimor e ka te ndaluar qe te jape te dhena ne menyre publike ose nje personi te vecante per arritjet mesimore dhe sjelljen e nje nxenesi. Nxenesit dhe prinderit e tyre kane te drejte te njihen me te dhenat e tyre personale si edhe te vihen ne dijeni per personat qe i kane keto te dhena. Intervista me nje ose me disa nxenes anketat dhe regjistrimet audio-vizive me ta zhvillohen vetem me pelqimin e nxenesve dhe te prinderve te tyre. Nuk lejohet te publikohen ose tu vihen ne dispozicion te tjereve rezultatet e nxenesve te vecante ne testimet anketat dhe permbajtja e intervistave dhe e regjistrimeve pervecse me emer te koduar. Nxenesit dhe prinderit e tyre vihen paraprakisht ne dijeni per qellimin e intervistes ose regjistrimit e kane pranuar ate dhe me pas e disponojne - percakton projektligji.

Abuzimi me te dhenat personale ka qene nje fenomen mjaft i perhapur duke nisur qe nga rezultatet e mesimeve qe beheshin publike ne bllok per te gjithe nxenesit e deri te te dhenat e identitetit te nxenesve. Kjo risi vjen si pershtatje me rregullat ne vendet me te perparuara perendimore ku mbrojtja e te dhenave personale eshte nje aksiom dhe ku abuzimi me keto te dhena denohet me ligj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›