E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha bën vjershë për Kurbanin, replikon Rama: Se ka nga libri, e ka nga vrima ku u gjet Gadafi

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar mbi komentin e Berishës mbi librin e tij që pritet të botohet së shpejti. Rama ka shkruar në rrjetin social tuiter se Berisha është lexuesi më i shqetësuar i shkrimeve dhe editorialeve të tij.

“Saliun e kam lexuesin më të shqetësuar, po s’e ka nga shkrimet e librat, e ka nga vrima ku u gjet Gadafi!”, reagon Rama.

Tri ditë më parë “Shekulli” botoi lajmin që Rama kishte shkruar një libër dhe e kishte dorëzuar për botim. Megjithëse lajmi u përgënjeshtrua fillimisht, një ditë më pas, botuesja Dudaj e më pas edhe vetë kreu i opozitës konfirmuan botimin, ndërkohë që sot erdhi nga Berisha një koment i pritshëm, i parashikueshëm, për nga përmbajtja. Mësohet se Rama gjatë përpjekjeve tona për reformat  ka qenë i mbyllur për të shkruar libër, tha Berisha.

Sipas tij, libri  meriton titullin kur hidheshin themelet e korrupsionit në bashki dhe rezulton një vaj për bashkinë e Tiranës.

Më pas, Berisha i është lëshuar fushës së bejteve politike. Libri hapet: Mbeç more shokë mbeç tek dera e bashkisë mbeç, nuk ma ka fajin partia, por ma ka fajin babëzia sepse më iku bashkia  është përpjekur Berisha të ironizojë kreun e PS-së.

Pritet ndërkohë edhe prononcimi i kryetarit me procedurë të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, një adhurues i artit dhe letërsisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›