E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libri i rekordeve te Liges se kampioneve



Liga e Kampioneve eshte kompeticioni europian me prestigjioz i klubeve te futbollit ku marrin pjese skuadrat me elitare ne kontinent. Trofeun e kane fituar 21 klube te ndryshme 12 prej te cilave e kane fituar me shume se nje here. Reali i Madridit eshte skuadra qe e ka fituar ate me shume 9 here ndersa kampioni ne fuqi eshte Interi. Gazeta Albania i hedh nje veshtrim te gjitha rekordeve qe jane vendosur deri tani ne kete eveniment.

TROFETE
Jane 21 skuadra europiane qe e kane fituar te pakten nje here Ligen e Kampioneve. Reali i Madridit eshte skuadra me me shume trofe ne Ligen e Kampioneve duke e fituar ate 9 here 1956 1957 1958 1959 1960 1966 1998 2000 2002 por ne llogarine e mbereteroreve te Spanjes futen edhe tri finale te humbura 1962 1964 1981. Reali tashme nen urdhrat e Hoze Murinjos synon trofeun e dhjete nderkohe qe kupa me veshe mungon ne shtepine e bardhe qysh nga sezoni 2002 kur Reali mundi 2-1 ne finale gjermanet e Bajer Leverkuzenit ku spikati goli fantastik i Zinedin Zidanit. Sa per statistike ne edicionin 2001-2002 Vllaznia jone u eliminua ne turin e dyte eliminoi Rejkavikun e Islandes dhe u eliminua nga Gallatasataji.
Milani qe humbi te marten 2-0 ne Santiago Bernabeu me Realin e Madridit e ka fituar 7 here kupen 1963 1969 1989 1990 1994 2003 2007 ndersa 4 here te tjera ka qene skaudra humbese e finales 1958 1993 1995 2005. Ne tri skuadrat e para me me shume tituj eshte edhe Liverpuli me 5 tituj1977 1978 1981 1984 2005 dhe dy finale te humbura 1985 2007. Liverpuli nuk merr pjese ne kete edicion te Liges se Kampioneve. Lista e arte vazhdon me Bajernin 4 trofe/4 finale te humbura Ajaksin 4/2 Barcelonen 3/3 Interin 3/2 Mancester Junaitidin 3/1 Benfika 2/5 Juventusi 2/5 Nontingem Forest 2/0 Porto 2/0 Selltiku 1/1 Hamburgu 1/1 Steaua Bukuresht 1/1 Marseje 1/1 Fejenord 1/0 Aston Vila 1/0 PSV Eindhoven 1/0 Crvena Zvezda1/0 Borusia e Dortmundit 1/0.
Ne finale por qe nuk kane mundur ta fitojne asnjehere ate jane jo pak por 18 skuadra Reims 2 here Valencia 2 Fiorentina 1 Eintrahti i Frankfurtit 1 Partizani i Beogradit 1 Atletiko e Madridit 1 Lids Junaitid 1 Sent Etien 1 Bryzh 1 Malmoe 1 Roma 1 Sampdoria 1 Bajer Leverkuzen 1 Monako 1 Arsenal 1 dhe Celsi 1.

VENDET
13 vende kane mundur ta fitojne te pakten nje here Ligen e Kampioneve ose kane qene te perfaqesuara ne finalet e ketij kompeticioni pavaresisht se kane humbur.
Italia me 12 kupa te fituara dhe 14 finale te tjera te humbura mban dhe vendin e pare ne renditjen specifike te kombeve qe kane fituar Ligen e Kampioneve. Tre jane ekipet italiane qe kane fituar Ligen e Kampioneve Milani 7 here Interi3 dhe Juventusi 2. Ekipet qe e kane humbur finalen jane gjashte Juventusi 5 here Milani 4 Interi 2 Fiorentina 1 Roma 1 dhe Sampdoria 1.
Edhe Spanja ka fituar 12 trofe por ka humbur 9 finale. Vetem dy gjigantet spanjolle kane mundur ta fitojne trofeun Reali 9 here dhe Barcelona 3. Nga ekipet humbese jane Reali 3 Barcelona 3 Valencia 2 Atletiko Madrid 1. Ne vedndin e trete renditet Anglia me 11 trofe te fituara dhe 6 finale te humbura respektivisht fitues jane Liverpuli 5 here Mancester Junaitid 3 Notingem Forest 2 Aston Vila 1. Nga ekipet humbese jane Liverpuli 2 Lids Junaitid 1 Arsenali 1 Celsi 1 Mancester Junaitid 1.
Panorama e vendeve te tjera paraqitet Gjermania me 6 trofe te fituar Bajerni 4 Borusia Dortmund 1 Hamburg 1 dhe 8 finale te humbura Bajenri 4 Bajer Leverkuzeni 1 Borusia e Menshengladbahut 1 Eintrahti i Frankfurtit 1 Hamburgu 1. Holanda nga ana e saj ka kete bilanc 6 here fituese Ajaksi 4 PSV 1 Fejenord 1 dhe 2 finale te humbura Ajaksi. Portugalia 4 trofe/5 finale te humbura Franca 1/5 Slocia 1/1 Rumania 1/1 ish-Jugosllavia 1/1 Greqi 0/1 Belgjika 0/1 dhe Suedia 0/1.

QYTETET
Tridhjete e pese qytete jane perfaqesuar ne finalet e Liges se Kampioneve me 18 fituese dhe 15 humbese. Qyteti italian i Milanos eshte kryeqyteti i Liges se Kampioneve me dhjete trofe Milani me 7 trofe dhe Interi me 3 majde zikalterit jane kampionet ne fuqi te Europes. Kryeqyteti i Spanjes Madridi ka fituar 9 por ne finale pervec Realit te Madridit ka qene dhe Atletiko e Madridit. Liverpuli me 5 trofe eshte qyteti i trete me i suksesshme ne podiumin e fitimtareve te arritura nga skuadra me te njejten emer.
Qytetet e tjera fituese jane Munihu Bajerni 4 Amsterdami Ajaksi 4 Barcelona 2 Mancesteri 2 Lisbona Benfika 2 Torino Juventusi 2 Notingemi Nontigem Forest 2 Porto 2.
Nga 1 trofe kane fituar Gllazgou Bukureshti Hamburgu Beogradi Marseja Roterdami Birmingami Eindhoveni Dortmundi. Pa asnje trofe por pjesemarres ne finale jane ekipet nga keto qytete Reims Valencia Londer Arsenali dhe Celsi Fiorentina Athina Frankfurti Lidsi St.Etieni Menshengladbahu Bryzhi Malmoe Roma Xhenova Leverkuzeni Monako.

SHTETET
31 shtete kane sjelle ekipet e tyre ne fazen e grupeve te Liges se Kampioneve. Spanja kryeson me 12 ekipe pjesemarrese ne Ligen e Kampioneve eshte vendi qe ka paraqitur me shume skuadra ne fazen e grupeve qysh kur kompeticioni ka kete emer Atletik Bilbao Atletiko Madrid Barcelona Selta de Vigo Deportivo La Korunja Majorka Real Betis Real Madrid Real Sociedad Sevilja Valencia Vijarreal.
Ne podium jane dhe Gjermania me 10 skuadra Bajer Leverkuzeni Bajern Munih Borusia Dortmund Hamburg Hertha e Berlinit Kaizerslautern Shalke Shutgart Verder Bremen Volfsburg dhe Franca me 9 Osker Bordo Lens Lile Lion Marseje Monako Nantes Paris Saint-Germain.
Nga vendet e tjera Anglia dhe Italia perfaqesohen me 8 ekipe Holanda 7 Belgjika 5 Portugalia 5 Rusia 4 Zvicra 4 Turqia 4 Austria 3 Danimarka 3 Greqia 3 Rumania 3 Izraeli 3 Sllovakia 3 Suedia 3. Me 2 ekipe jane perfaqesuar deri tani Ukraiana Qiproja Cekia Hungaria Norvegjia Polonia Skocia dhe Kroacia. Me 1 skuader jane prezantuar Bjellorusia Bullgaria Finlanda Serbia dhe Sllovenia.

PJESEMARRESIT
Reali i Madridit mban rekordin e pjesemarrjeve rresht ne Kupen e Kampioneve me 15 te tilla nga 1955-1956 deri ne 1969-1970. Mancester Junaitid ka rekordin e pjesemarrjeve rresht ne Ligen e Kampioneve me 15 te tilla nga 1996-1997 deri ne 2010-2011.

RAST I RRALLE
Notingem Forest eshte klubi i vetem qe e ka fituar Kupen e Kampioneve me shume here dy here se sa ka fituar kampionatin vendas nje here. Forest fitoi kampionatin anglez ne vitin 1978 perpara se te fitonte Kupen e Kampioneve ne vitin 1979 dhe 1980.

FINALE VENDASE
Vetem ne tri raste finalet e Liges se Kampioneve kane perfshire ekipe te njejtit vend Real Madrid-Valencia Spanje 1999-2000 fitoi Reali Milan-Juventus Itali 2002-2003 fitoi Milan dhe Mancester Junaitid-Celsi Angli 2007-2008 fitoi Mancesteri.

MEGA-QYTETET
Londra Angli dhe Athina Greqi jane dy qytetet e vetme qe jane prezantuar ne fazen e grupeve me nga tri skuadra brenda nje sezoni. Athina me Olmpiakos Panathinaikos dhe AEK-un ne 2003-2004 Londra me Celsin Arsenalon dhe Totenhemin ne 2010-2011

SUPER-DERBIT
Vetem kater derbi midis skuadrave te njejtit qytet jane ndeshur midis tyre 1958-59 Real Madrid-Atletico Madrid gjysmefinale 2002-2003 Inter-Milan gjysmefinale 2003-2004 Celsi-Arsenal cerekfinale dhe ne edicionin 2004-2005 Inter-Milan cerekfinale.

Skuadrat e pamundura

Shume skuadra ja kane dale te fitojne Ligen e Kampioneve pa pesuar humbje gjate ecurise se kompeticionit. Milani Liverpuli Ajaksi dhe Mancester Junaitid jane te vetmet ekipe qe kane fituar trofeun te pamundura ne dy edicione. Barcelona 2005-2006 dhe Mancester Junaitid 2007-2008 kane kete bilanc nente fitore dhe kater barazime. Marseja fitoi shtate dhe barazoi kater ne edicionin 1992-1993. Interi 1963-1964 Ajaksi 1971-1972 dhe Liverpuli 1983-1984 fituan kompeticionin me 7 fitore dhe 2 barazime. Crvena Zvezda e fitoi titullin me 5 fitore dhe 4 barazime 1990-1991 ndersa Mancester Junaitid ka nje rekord prej pese fitoresh dhe gjashte barazimesh 1998-1999. Rekordin per serine me te gjate pa humbje e mban Mancester Junaitid me 25 ndeshje teksa humbi 3-0 me Milanin ne gjysmfinalen e vitit 2007 dhe humbi me pas me Barcelonen ne finalen e edicionit 2008-2009.
Ekipi qe ka fituar trofeun e Liges se Kampioneve ish-Kupa e Kampioneve duke marre vetem tri fitore eshte PSV Eindhoven 1987-1988.

Fitoret me te thella

Jane shume ekipe qe kane fituar thellesisht ndaj kundershtareve te tyre duke shenuar 10 apo me shume gola. Dinamo e Bukureshtit mundi 11-0 Krusaders nga Irlanda e Veriut ne vitin 1973. Fejenordi mundi Rejkavikun e Islandes 12-2 ne vitin 1969. Mancester Junaitid mundi 10-0 Anderlehtin ne vitin 1956 dhe po me kete rezultat fitoi Ipsuic Toun kunder Flirianes 1962 Benfika kunder Djudelanxh 1965 Lids Junaitid kunder Lin Borusia Menshengladbahut fitoi 10-0 ndaj Larnakes 1970. Edhe Ajaksi mundi 10-0 Omonian ne vitin 1979. Ne formatin aktual te Liges se Kampioneve fitoret me te thella Dinamo Kiev-Berri Toun 8-0 Koshice-Kliftonvil 8-0 Liverpul-Beshiktash 8-0 ne fazen e grupeve 2007-2008. Ne raundin me kualifikim direkt spikat fitorja 7-1 e Mancester Junaitid kunder Romes me 10 prill 2007 ne Old Traford. Bajerni i Munihut mundi 7-1 Sportingun me 10 mars 2009.

Humbesit e medhenj

Ne historine e Liges se Kampioneve nente ekipe i kane humbur te gjashte ndeshjet e fazes se grupeve. Klubi izraelit Makabi Haifa eshte i vetmi qe i ka humbur te gjitha takimet dhe pa shenuar asnje gol. Kjo ndodhi ne edicionin 2009-2010. Ekipet e tjera jane Spartaku i Moskes 2002-2003 golaverazhi -17 Koshice 1997-1198 -11 Fenerbahce 2001-2002 -9 Anderleht 2004-2005 -13 Rapidi i Vjenes 2005-2006 -12 Levski Sofja 2005-2006 -17 Dinamo e Kievit 2007-2008 -14 dhe Debreceni 2009-2010 -14.

22 Tetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›