E Shtunë, 31 Tetor 2026

Licenca për lotarinë kombëtare, tërësisht transparente

24-06-2012 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha e cilësoi një proces tërësisht transparent atë të dhënies se licencës për Lotarinë Kombëtare. Ndërsa  mirëpriti deklaratat e opozitës se do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen, ai shtoi se mazhoranca është gati ta votojë bashkë me ta ngritjen e këtij komisioni. “Procesi ka qenë një proces publik, tërësisht transparent. I botuar në mediat ndërkombëtare, me kritere të përcaktuara, jo të shpikura. Natyrisht kritere ndër më rigorozet të përcaktuara nga dy qendrat ndërkombëtarë. Qendra evropiane e lotarisë dhe ajo botërore. Kriteri i artë i listës së kritereve të tyre është 1; licenca e transparencës. Që përbën një dokument simbolik që këto kompani ja lëshojnë kompanive. Shqipëria nuk mund ta shmangte këtë kriter. Ne vendosëm këtë kriter, por ky kriter përjashtonte një seri kompanish, dhjetëra syresh e plotësonin kriterin. Për reagimet e bixhozxhive, s’kam asnjë impresion prej tyre. Po të ishte për mua lotaria do ishte e ndaluar, por s`mund të diktoj vullnetin tim në këtë rast"- shtoi Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›