Zhduket prej 4 ditësh i riu, familjarët, thirrje për ndihmë

Rezulton i humur prej katër ditësh Lulzim Osmani. 24-vjeçari Osmani sipas familjarëve katër ditë më parë ka dalë për të punuar siç do ditë tjetër dhe nuk është kthyer më në shtëpi.
Familjarët pohojnë se ata kanë kryer dhe denoncim në polici por ende nuk ka asnjë shenjë jete. Nëna e tij me lotë i bën thirrje çdo kujt që ka lidhje me zhdukjen e djalit që ta lërë të lirë pasi nga ana e familjes së tyre nuk do të ketë asnjë pasojë.
24-vjeçari punonte ku të gjente punë ai sipas familjarëve është i njohur pothuajse në të gjithë qytetin e Fierit pasi lante xhamat e institucioneve apo objekteve private.
Ditën e fundit që ka dalë nga shtëpia Lulzim Osmani ose i njohur ndryshe si Luli ka pasur veshur një pale pantallona xhins treçerekshe dhe një këmishë të bardhë me vija të zeza. Familjarët bëjnë thirje nëse dikush ka informacion të kontaktojë në këtë numër telefoni 0693359458.