Licencë për të njohur aftësitë e mësuesve

Mësuesit tashmë duhet të licensohen pra të kenë marrë nëpërmjet konkursit një licencë që të njoh aftësitë e tyre për të dhënë mësim në një lënde të caktuar. Ky është një nga pikat e reja që do të kenë kontratat e reja mes ministrsë së Arsimit dhe Sindikatve të Arsimit. Sipas kryetarit të sindikatave të Arsimit dhe Shkencës, Xhafer Dobrushi, kjo është një kërkesë për të arritur standartet që kërkon koha.
Kështu lidhur me këtë çështje ministria e Arsimit nënshkroi një marrveshje për disa ndryshime në kontratat kolektive në fuqi, me Federatën e Sindikatave të Arsimit të Mesëm dhe Sindikatën e Pavarur të Arsimit Shqiptar. Në këtë marrëveshje u ra dakord për disa ndryshime që duhet të ndodhin në dispozitat e kontratave të reja.