E Diel, 1 Nëntor 2026

Kur shikohet një film? Jo vetëm në fundjavë, por edhe të hënën

Të shikosh një film në kinema duhet të zgjedhës kohën e lirë. Por a ndodh kështu për adhuruesit e filmit në kryeqytet? Për të apasionuarit e kinemasë nuk janë vetëm ditët e fundjavave ato që mund të shkosh në kinema, por një llogari tjetër që ata bëjnë është edhe kursimi ekonomik.Këtë fakt e pohon për "Ora News" zëdhënsia e shtypit të kinema Millenium Rovena Rozhani që sipas saj një ditë e frekuentuar e kinemasë është edhe e hëna kjo për arsye se çmimet janë më të ulta.
Gjithashtu Rozhani shprehet se përsa i përket grupmoshave që ndjekin kinemanë ato varen nga filmi dhe tematika që ato shfaqin. Përsa i përket vitit që shkoi dokumentari për yllin e pop-it Majkëll Xhekson "This is It" ishte filmi me shikueshmërinë më të madhe dhe më të larmishme përsa i përket grupmoshave.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›