E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon fluksi i emigranteve per festa

Edhe pse ende larg festave te fundviti, ne piken kufitare te Kapshtices ne Korçe, filluan te ndihen levizjet e para te emigranteve shqiptare. Vetem gjate dites se djeshme jane regjistruar ne kete pike kufitare rreth 1000 emigrante shqiptare qe kane hyre ne territorin shqiptar nga kjo pike kufitare. Sipas burimeve policore nga pika kufitare e Kapshtices deri tani jane regjistruar 320 mjete qe kane hyre ne token shqiptare. Duke ndjere levizjet e pare, te dyja palet kane çelur me shume sportele, per te mos lejuar krijimin e fluksit. Ndersa mund te thuhet se edhe pse levizjet jane shtuar keto dite, qarkullimi ka qene ne nivele normale. Me afrimin e festive te fundvitit pritet qe te rritet ndjeshem fluksi i kthimit te emigranteve shqiptare qe jetojne ne token greke, pavaresisht prej situates se renduar ne shtetin fqinj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›