E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vatikani hap ekspozitë për Galileon

Një ekspozitë e re që shënon 400 vjetorin e veprës së Galileos është planifikuar të hapet në Vatikan.

Kisha Katolike dikur e kishte etiketuar Galileon, i cili tani konsiderohet si babai themelues i astronomisë, si heretik.

Ai ishte gjykuar për kundërshtimin e besimit të përhapur se dielli sillet rreth tokës.
Megjithëse Koperniku ka bërë shumë në teorinë që ka të bëjë me diellin dhe tokën, ishin eksperimentet e Galileos ato që e provuan këtë teori.

Nuk ka qenë deri në vitin 1992 kur Papa Gjon Pali i Dytë e deklaroi se vendimi i kishës ka qenë gabim dhe se katolikët nuk kanë qenë kundërshtar të shkencës.

Tani një përzgjedhje e instrumenteve të Galileos, bashkë me ato të figurave të tjera kyçe në astronomi, do të vendosen për tu ekspozuar në Vatikan.

Aty do të ekspozohen gjithashtu edhe disa prej dokumenteve origjinale të Galileos, në të cilat ai ka shkruar zbulimet e tij të para.

Ekspozita do të jetë e hapur deri në janar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›