Liderë botërorë e yje të Hollywoodit në hapjen e Lojërave Olimpike
LONDËR - Qindra personalitete të njohura në shkallë globale, përfshirë 120 liderë botërorë do të marrin pjesë sonte në hapjen e Lojërave Olimpike në Londër, ndërsa mes të ftuarve do të jenë edhe Angelina Jolie, Brad Pitt, David Beckam dhe mbreti i Svazilandit.
Pritet një numër rekord i shefave të shteteve dhe qeverive që të shohin ekstravagancën muzikore, vallëzuese dhe piroteknike me vlerë 42 milionë dollarë, në kryeqytetin e Britanisë së Madhe.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryeministri japonez, Joshihiko Noda do të jenë disa nga liderët të cilët do ta shohin këtë spektakël me regji të Seniy Bela.
Mbretëresha Elizabeta II zyrtarisht do t'i hapë lojërat, ceremonisë e së cilës është ende në fshehtësi të plotë, por pritet edhe një skenë ku dadoja e filmave ''Mary Popins'' shkatërron kundërshtarin e Harry Poterit, lordin Voldermont.
Zonja e parë e SHBA-së, Michel Obama do të kryesojë delegacionin amerikan, ndërsa ende nuk dihet prania e bashkëshortit të saj, Barack Obama. Kundërshtari i tij në garën parazgjedhore Mitt Romney do të jetë i pranishëm në ceremoni.
Princi britanik dhe bashkëshortja e tij, Catherine do të ulen në ceremoni nën shoqërinë e fisnikërisë evropiane duke përfshirë edhe princin Alberto të Monakos.
Delegacionin rus do ta kryesojë kryeministri Dmitri Medvedev. Legjenda britanike e futbollit David Beckam duhet të paraqitet në ceremoni, edhe pse nuk do të garojë për Britaninë e Madhe, çka shkaktoi zemërim të madh te opinioni publik britanik.
Organizatorët presin rreth 120 shefa të shteteve dhe qeverie, që është shumë më shumë në krahasim me 80 të cilët ishin në Pekin në vitin 2008. Ata do të priten në Buckingham Palace.
Dyshja hollivudiane Angelina Jolie dhe Brad Pitt do të ndihmojnë në organizimin e kësaj mbrëmje ku do të mblidhen ndihma për organizatën humanitare "Sport deri në paqe".
Në mbrëmjen do të paraqitet edhe aktorja Catherine Zeta Johns, automobilisti Lewis Hamilton, boksierët ukrainas, vëllezërit Kliçko.
Në ceremoni nuk do të marrë pjesë presidenti sirian, Bachar al Asad, edhe pse ekipi sirian do të garojë në Olimpiadë, Robert Mugabe nga Zimbabve dhe Aleksander Lukashenko nga Bjellorusia. Në pikëpyetje është vizita e presidentit iranian, Mahmud Ahmadinexhad.
(er.nu/mia/BalkanWeb)