E Shtunë, 31 Tetor 2026

Antidoping, pezullohet përfundimisht nga Lojërat Olimpike Hysen Pulaku

Pezullohet përfundimisht nga Lojërat Olimpike peshëngritësi shqiptar Hysen Pulaku. Vendimi ka ardhur pasi Pulaku rezultoi pozitiv edhe ndaj testit B të antidopingut, duke i hequr atij mundësinë të garojë në olimpiadë.

Peshëngritësi shqiptar, Hysen Pulaku, pritej të konkurronte në peshën 77 kg, pjesë e delegacionit shqiptar në Lojërat Olimpike "Londër 2012", po rezultuar pozitiv pas dy testeve të bërë nga IOC në bashkëpunim me WADA.

Sportisti, së bashku me trajnerin, është shoqëruar nga mjeku i ekipit për të ndjekur të gjithë procedurën sipas rregullores së WADA.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›