Starton ceremonia e lojërave olimpike në Londër

Me një skenë të madhe që tregoi historinë e Britanisë nga kohra të lashta, këngët tradicionale si poemë "Jerusalem" nga William Blake, dhe imazhet televizive nga të gjitha rajonet e Mbretërisë së Bashkuar, startoi ceremonia e hapjes së Lojrave Olimpike në Londër.
Shpejt skena morri një tjetër pamje që tregoi Revolucionit Industrial për të nxjerrë në pah kontributin e Britanisë për të ndërtuar shoqëritë moderne.
Më shumë se 2500 njerëz, vullnetarët, aktorë, muzikantë, kanë marrë pjesë vetëm në pjesën e parë të ceremonisë së hapjes ishte një përfaqësim i historisë britanike.
Një Mirëseardhje e ngrohtë iu bë edhe mbretëreshës së Anglisë Elizabeth II e shoqëruar nga aktori Daniel Craig në rolin e James Bond. Spektaktli pre tre orësh ne stadiumin olimpik pritet të ndiqet nga një audiencë prej rreth 1 miliard teleshikuesish, ndërsa në stadium ishin të pranishem mbi 80 mijë shikues.
Zyrtarët e lartë britanikë dhe ata të Londrës thonë se çdo gjë është gati për Lojërat, e ndërsa simboli i Lojërave Olimpike, Flaka Olimpike që vazhdoi rrugën e saj nëpër Londër përgjatë lumit Tamiz, ku arriti pas 70 ditësh të marshimit nëpër shumë qytete të botës tashme eshte vendosur në pishtarin madheshtor, ku do të jetë e ndezur për 16 ditët e zgjatjes së Lojërave Olimpike.