E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike "Londër 2012"

LONDER- Nis ceremonia e hapjes së lojërave olimpike në Londër. Spektakli tre orësh ne stadiumin olimpik do të ndiqet nga një audiencë prej rreth 1 miliard teleshikuesish, ndërsa në stadium pritet që të jenë te pranishem 80 mijë shikues.
Zyrtarët e lartë britanikë dhe ata të Londrës thonë se çdo gjë është gati për Lojërat Olimpike Verore 2012. Simboli i Lojërave Olimpike, Flaka Olimpike, vazhdoi rrugën e saj nëpër Londër përgjatë lumit Tamiz, ku arriti pas 70 ditësh të marshimit nëpër shumë qytete të botës.

Tashme flaka eshte vendosur në pishtarin madheshtor, ku do të jetë e ndezur për 16 ditët e zgjatjes së Lojërave Olimpike. Për sportistët medalja olimpike është pothuajse e shenjtë, pasi olimpiada mbahen për çdo katër vite dhe paraqet sukses jetësor për sportistin apo sportisten që fiton medale. Kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, tha se çdo gjë është gati për këtë manifestim të madh të sportit.

Pavaresisht se, ceremonia e hapjes nuk ka filluar ende, garat sportive tashmë po zhvillohen në futbollin e meshkujve dhe të femrave. Në ceremoninë e hapjes do të bjere këmbana më e madhe në Evropë, që do ta simbolizoj fillimin e ceremonisë së hapjes. Mbretëresha dhe Princi Filip në Pallatin e Bakingemit organizojnë pritje për shefat e shteteve dhe të qeverive të shumë vendeve të botës, ndërsa një koncert festiv mbahet në Hajd Park.

Për ceremoninë hapëse, Komiteti Organizativ ia ka besuar drejtimin regjisorit fitues të çmimit Oskar, Deni Boil, autor i filmit "Slumdog Millionaire", që do të ketë si krah të djathtë Stefen Daldri dhe Billi Eliot. Për shkak të krizës financiare botërore, ceremonia do të jetë më pak e kushtueshme se madhështia e ofruar nga Kina 4 vjet më parë, megjithatë Londra ka shumë për t'u ofruar spektatorëve nga e gjithë bota, sidomos atyre që do të jenë të pranishëm në qytet për të ndjekur evenimentin.

(er.nu/e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Londra 2012 - Mbretëresha u uron fat ekipeve Lojërat Olimpike, Berisha përshëndet ekipin tonë në Londër Liderë botërorë e yje të Hollywoodit në hapjen e Lojërave Olimpike Berisha, në ceremoninë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike VIDEO: “Londër 2012”, pamje të vjedhura nga provat e hapjes së ceremonisë FOTO: Olimpiada 2012, pritet ceremonia madhështore e hapjes

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›