E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liderë nga e gjithë bota nderojnë Havelin

Havel, i cili udhëhoqi rrëzimin e komunizmit në vitin 1989, ndërroi jetë të dielën në moshën 75-vjeçare.

Në mesin e pjesëmarrësve do të jenë Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, kancelarja gjermane, Angela Merkel, kryeministri britanik, Daivid Kameron, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ish-Presidenti amerikan, Bill Klinton etj.

Në ceremoninë mortore të Havelit do të marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Gjatë ceremonisë do të flasë ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeline Ollbrait dhe ministri çek i Punëve të Jashtme, Karel Schëarzenberg.

Nga burgu në presidencë

Vaclav Havel bëri emër fillimisht si dramaturg në fillim të viteve 1960. Liria më e madhe e shprehjes e sjellë në Çekosllovaki nga Pranvera e Pragës në vitin 1968 e lejoi atë të satirizonte me gardën e vjetër komuniste.

Por, pushtimi i vendit nga Bashkimi Sovjetik solli burgosjen e tij dhe ndalimin e veprave artistike. Ai u bë disidenti më i njohur në Çekosllovaki teksa u burgos për aktivitete anti-shtetërore.

Brenda harkut kohor të pak muajve, në vitin 1989 Havel nga i burgosur politik u bë President i vendit. Pas ndarjes së Çekosllovakisë në vitin 1993, Havel mbeti President i Çekisë deri në vitin 2003.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-12-23 10:36
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›