Mashtroi 181 shtetas për para me fajde, ekstradohet nga Athina

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej rreth 6 vitesh.
Gjykata e Vlorës, me një vendim të datës 24 janar të vitit 2005, e ka dënuar 50-vjeçarin me 7 vite burg për veprën penale të “mashtrimit” të kryer në bashkëpunim.
Shtetasi Xhelaj, ka pasur në pronësi firmën “Al Delon” dhe gjatë vitit 1996, në qytetin e Vlorës, në bashkëpunim edhe me nënën e tij Bejaze Xhelaj, kanë marrë para me interes nga qytetarë të ndryshëm dhe më pas janë larguar duke mashtruar 181 persona.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, më datë 18.02.2004, në Greqi, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin e Rinasit shtetasi i mësipërm i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. /Start/
2011-12-23 14:33