E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdoan: Francezët masakruan 15% të popullsisë algjeriane

Lajmi bëhet i ditur nga “Today’s Zaman” e cila citon kryeministrin turk gjatë fjalimit të mbajtur gjatë një konference në Stamboll.

Erdoan akuzoi Presidentin francez, Nikolas Sarkozi, se po përpiqet të fitojë zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm me anë të armiqësisë ndaj turqve dhe myslimanëve. Kjo sipas tij është kuptimplotë pasi projektligji u miratua me vetëm 55 ligjvënës (të pranishëm) nga 577 që ka Asambleja në total.

Erdoan po ashtu akuzoi Paris për konsumim të veprës së “gjenocidit” në Algjeri. “Franca ka masakruar rreth 15% të popullsisë Algjeriane të viti 1945. Ky është gjenocid”, tha ai. “Ata janë martirizuar pa mëshirë”, tha ai duke shtuar se Algjerianët ishin djegur në furra./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-12-23 12:55
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›