Britani, marina sekuestron drogë me vlerë 380 mln dollarë
Marina e Mbretërisë së Bashkuar ka sekuestruar ngarkesën më të madhe të kokainës, përsa i përket vlerës së saj monetare. Lënda narkotike arrin shifrën e 380 milionë dollarëve. Forcat britanike detare me bazë në Portsmouth kanë mundur të ndalojnë më shumë se pesë ton e gjysmë drogë nga një anije peshkimi përtej brigjeve të Amerikës Jugore. Marina britanike në bashkëpunim me rojen bregdetare amerikane kanë zbuluar anijen e peshkimit e cila transportonte një sasi shumë të madhe droge. Ministri i forcave të armatosura Bill Rammell vlerësoi operacionin e përbashkët ndërsa tha se kokaina "shërben vetëm për të helmuar komunitetet tona". Në anijë u gjetën 212 paketime me kokainë dhe secila peshonte 26 kg. Sasia e drogës u konfiskua në një zonë të njohur për trafikimin e lëndëve narkotike. Në operacion, morën pjesë edhe helikopterë. Droga ishte vendosur nën depot e anijes. Gjithashtu në operacion mori pjesë edhe një tjetër anije e flotës britanike, RFA Fort George.