Venezuelë, samiti anti-perëndimor vazhdon punimet
Në samitin që po zhvillohet në Venezuelë ku janë ftuar liderë të Amerikës Latine dhe kontinentit afrikan është vënë re një retorikë e ashpër anti-perëndimore dhe kundër fuqive të mëdha ekonomike.
Robert Mugabe, lideri i Zimbabves i shumëkontestuar nga perëndimi si edhe presidenti brazilian Luiz Inacio Lula Silva ishin dakort me pohimin e Chavez, se vendet e varfëra që kanë një ndikim të ulët ndërkombëtar duhet të ndihmohen si edhe të promovohen ekonomikisht, por edhe politikisht.
Mugabe si edhe Chavez propozuan për më shumë bashkëpunim përsa i përket shfrytëzimit të mineraleve të naftës dhe të bujqësisë.
Mugabe pohoi se vendet e varfëra afrikane kanë nevojë për instalimin e një tekonolgjie të përparuar pasi ato kanë pasuri të mjaftueshme për të konkuruar në tregun global ekonomik.
Mugabe është lider i Zimbabves që në vitin 1980, vit në të cilin shteti afrikan fitoi pavarësinë nga forcat kolonialiste britanike.
Samiti dy ditor në ishullin Margarita u mblodh tre ditë pas samitit të G20. Sipas shumë analistëve politik samiti i Margaritas është një kundërvenie ndaj dominimit politik të SHBA si edhe të shteteve të Bashkimit Europian.