E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu reagon pas protestës: Nuk ndalemi

Pavarësisht protestave te dhunshme te mbi 36 mije punonjësve te sektorit publik e privat ne Greqi, kryeministri grek Jorgos Papandreu u shpreh i vendosur për te vijuar zbatimin e planit te masave për nxjerrjen e vendit nga kriza ekonomike. Duke folur nga Finlanda, ku ndodhet për te lobuar para takimit te ministrave te eurozonës, Papandreu tha se masat antikrize ndërmerren për te mirën e vendit. ?Ndonjëherë edhe unë dëshiroj te jem përkrah tubuesve për shkak se nuk jam i lumtur me atë çka ndodh, por vetëm te protestosh nuk është e mjaftueshme. Ne duhet te ndryshojmë shtetin tone dhe jemi te vendosur për ta bere një gjë te tille,? mësohet te ketë thënë Papandreu për gazetat ne Finlandë. Te mërkurën ne rrugët e Athinës u rikthyen tubimet e dhunshme, ndërsa qindra tubues kane goditur forcat e rendit me bomba molotov e janë përleshur fizikisht me to. Mediet shkruajnë se nga përplasja janë lënduar mbi 40 persona. Masat shtrënguese u bene nga qeveria Papandreu ne këmbim te huasë financiare me vlere 110 milionë nga BE-ja dhe FMN-ja.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›