E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liderët botërorë nderojnë figurën e senatorit Kennedy

Presidenti amerikan Barack Obama duke shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e senatorit amerikan Kenedi, gjatë një deklarate të tij është shprehur: "një kapitulli të rëndësishëm të historisë sonë i ka ardhur fundi. Vendi humbi një lider të madh, i cili e mori stafetën nga vëllai i tij dhe më pas u bë senatori më i madh e i rëndësishëm i Shtetetve të Bashkuara të Amerikës. Prej dekadash legjislacioni në fushën e të drejtave civile, në shëndetësi e në ekonomi, pati një ndikim shumë pozitiv falë punës së Kenedit" citohet të ketë thënë Obama. " Unë e vlerësoj mençurinë e tij në këshillin e senatit si dhe mbështetjen e tij në garën time për president. E vlerësoj shumë për inkurajimin dhe urtësinë e tij- tha Obama.
Nancy Reagan, ish zonja e parë : "Ted dhe unë zhvilluam patënm një bashkëpunim frytdhënës dhe unë e vlerësoja dhe e konsideroja atë si një mik shumë të mirë, do ta ndiej mungesën e tij".
Senatori i Utah, Orrin G. Hatch : " Amerika humbi një burrë shteti, një shërbyes të denje për publikun e gjerë dhe një lider në senat. Ne humbën një mik me vlera. Influenca e tij nuk mund të llogaritet dhe emri i "Ted Kennedy do të mbetet gjithmonë sne menorie si dikush që jetoi në senatin amerikan".
Nancy Pelosi, kryetarja e dhomës së përfaqësuesve shprehet se me vdekjen e senatorit Edward Kennedy, amerikanët humbën një patriot të madh dhe familja kenedi humbi një patriark të dashur.
Edhe guvernagtori i kalifornisë. Arnold Schwarzenegger i martuar me mbesën e Kennedit, Maria Shriver thotë se është i pikëlluar nga kjo vdekje: "Maria dhe unë jemi të trishtuar për ndarjen nga jeta të senatorit. Ai njihej si një ikonë e drejtësisë sociale dhe e politikës. Por mbi të gjitha ai ishte themeli i familjes, një bashkëshort , baba, vëlla dhe mik i dashur. Ai ishte një njeri i madh në të gjitha drejtimet.
Edhe ish presidenti amerikan George H.W. Bush ka shprehur hidhërimin e thellë për këtë lajm: unë gjithmonë e kam respektuar karrierën e tij , shërbimin e palëkundur të tij për popullin amerikan.- u shpreh bush ndërsa shtoi edhe ngushëllimet e bashkëshortes së tij laura. Ted Kennedy ishte një një figurë themelore në senatin amerikan , një lider që shërbeu për 47 vjet duke shënuar një kapitull të rëndësishëm në historinë e politikës amerikane- tha më tej ish presidenti amerikan.
Nderime dhe homazhe për nder të ish senatorit kenedi, kanë bërë edhe lider botërore. Kështu psh Kryeministri britanik, Gordon Brown i bëri homazh senatorit amerikan Edward "Ted" Kennedy, duke theksuar ai do të kujtohet me dhimbje "në çdo kontinent", ndërsa pararendësi i tij Tony Blair shprehu keqardhjen për një njeri që inspironte "admirimin" respect dhe besnikëri, jo vetëm në amerikë por në të gjithë botën. "Ai admirohet në të gjithë botën si senatori i senatorëve", shtoi ai, duke u shprehur "krenar" që ka qenë një ndër miqtë e tij të shumtë.
Brown përshëndeti rolin që ka luajtur në botë Edëard Kennedy për "nxitjen e arsimimit të fëijëve dhe për shëndetin e tyre". "Ai shprehej se çdo fëmijë duhet të ketë mundësinë të shfrytëzojë plotësisht potencialin e tij", shtoi ai. "Edhe pse po përballej me sëmundjen dhe vdekjen, ai nuk rreshti asnjëherë së luftuari për kauzat që ishin bërë jeta e tij", vazhdoi ai.
Për lajmin e hidhur ka reaguar edhe presidenti Italian, Giorgio Napolitano. "Humbëm një protagonist të madh të jetës publike amerikane, një luftëtar dhe interpretues koherent të rolit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, gardiani i përhershëm i asaj dialektike demokratike dhe garancive të lirisë që i dhanë forcë dhe prestigj vendit. Në këtë mënyrë figura e Ted Kennedy ka lënë një gjurmë të thellë dhe meriton homazhin e të gjithë botës së lirë", u shpreh presidenti i Republikës së Italisë, pas lajmit të vdekjes së senatorit amerikan, Ted Kennedy.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›