Alarm për gjak: Në gusht shumë pak dhurime

Alarm për mungesën e gjakut. Banka Kombëtare e Gjakut thotë se gushti ka qenë muaji me më pak dhurime. Drejtoresha e këtij institucioni Irena Qëndro thotë se gjatë gushtit janë bërë vetëm 50 dhurime nga 300 apo 400 që ka zakonisht në muajt e tjerë.
Sipas Qendros, ata që po përballojnë pasojat e rënda janë të sëmurët kronikë, shumë prej të cilëve kanë marrë vetëm gjysmën e sasisë që u nevojitet ndërsa ka të tjerë që nuk kanë marrë fare gjak.
Sipas Qendros, ata që po përballojnë pasojat e rënda janë të sëmurët kronikë, shumë prej të cilëve kanë marrë vetëm gjysmën e sasisë që u nevojitet ndërsa ka të tjerë që nuk kanë marrë fare gjak.