Zgjedhjet presidenciale në Serbi, Tadiç dhe Nikolliç në balotazh

Sipas rezultateve paraprake të Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci në Serbi (CESID), në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në këtë vend më shumë vota kanë fituar Boris Tadiç, nga Partia Demokratike, dhe Tomisllav Nikolliç, nga Partia Progresive Serbe.
Sipas CESID-it, Tadiç ka fituar 26.8 për qind të votave, ndërsa Nikolliç 25.6 për qind të tyre. Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale pritet të mbahet më 20 maj. I njëjti burim thotë se në Serbi kanë votuar 58.7 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.
Serbia ka votuar të dielën në zgjedhjet parlamentare, presidenciale dhe lokale.