Liderët e G20-ës bien dakord për të rritur burimet e FMN-së

Kriza e vazhdueshme e borxheve të Eurozonës ka dominuar këtë samit. Në konferencën e mbylljes, Presidenti francez, Nikolas Sarkozi tha: “Do të luftojmë për të mbrojtur Evropën dhe euron”.
Sarkozi tha se G 20 ka rënë dakord për të rritur burimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN-së) dhe se hapat specifikë do të diskutohen në muajin shkurt.
Presidenti tha po ashtu se Franca dhe Gjermania ishin në për vendosjen e një takes financiare për transaksionet dhe u shpreh shpresëplotë se kjo taksë mund të vihej në zbatim gjatë vitit 2012.
Në anën tjetër, Presidenti amerikan, Barak Obama u shpreh entuziast për angazhimet e Kinës lidhur me fleksibilitetin e monedhës.
“Ne mirëpritëm vendosmërinë e Kinës për të rritur fleksibilitetin e monedhës”, tha Obama duke shtuar se “kjo është diçka që e kemi kërkuar prej kohësh dhe do të jetë një hap kritik për të nxitur rritjen. Problem nuk është se nuk ka një marrëveshje – problem është se jo të gjitha detajet e saj janë vendosur”.
Kryeministri britanik, David Kameron, tha se ishte esenciale për stabilitetin ekonomik që FMN-ja të ketë burimet e nevojshme, por rikonfirmoi se Britania e Madhe nuk do të kontribuojë me kredi për shtetet evropiane me borxhe.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, konfirmoi se asnjë shtet jashtë eurozonës nuk ka ofruar kontribute në paketat e shpëtimit.
Problemet greke dhe italiane
Liderët e G 20-ës shpresojnë që rritja e burimeve do t’i japë ndihmojë FMN-së në mbështetje të ekonomive me problem të Eurozonës, të tilla si Greqia.
Barroso tha se shpreson që Greqia do të qëndrojë në Euro, por shtoi se ky shtet do të duhet të marrë përsipër përgjegjësitë që i takojnë duke qenë anëtar.
Kryeministri grek do të përballet me një votëbesim vendimtar më mbrëmjen e sotme në Parlamentin grek.
Politikanët opozitarë dhe disa prej anëtarëve të qeverisë së tij i kanë bërë thirrje të japë dorëheqjen, pas kërkesës që Greqia të mbajë një referendum për të miratuar marrëveshjet e reja me Bashkimin Evropian.
Ndërkohë që problem më vete mbetet edhe Italia. Silvio Berluskoni ra dakord orët e vona të mbrëmjes së djeshme që të mbikëqyret nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar lidhur me mbarëvajtjen e reformave që kanë qëllim të reduktojnë deficitin buxhetor dhe borxhet e mëdha të vendit.
/Start/Fatjon Prroni/
2011-11-04 17:42