Rusia “shkon” në Mars

Projekti “Mars 500”, i ndërmarrë në një institut në Moskë, kishte për qëllim të zbulonte se si reagon mendja dhe trupi i njeriut në rast të një fluturimi kaq të gjatë. Kjo është një sipërmarrje që ka shtangur të gjithë ata që e kanë ndjekur anekënd globit.
Gjatë studimit po ashtu u krye edhe një ushtrim sikur tre astronautë po zbrisnin në Mars, të veshur me skafandra dhe duke ecur në një shesh me rërë të kuqe.
“Është vërtet bukur që ju shoh përsëri”, tha Diego Urbina (italian) nga Agjencia Hapësinore Evropiane, anëtar i ekuipazhit, pasi doli nga “Mars 500”. Anëtarët e tjerë të ekuipazhit ishin rusët Alexey Sitev, Alexandr Smoleevskiy dhe Sukhrob Kamolov, francezi Romain Charles dhe kinezi Wang Yue. Të gjithë ishin shumë të kënaqur dhe u përqafuan me anëtarët e familjeve që kishin ardhur aty për t’i përshëndetur.
Ekuipazhi është vënë tashmë nën mbikëqyrjen e mjekëve për kontrolle mjekësore. “Ekuipazhi ndërkombëtar ka plotësuar misionin 520 ditor”, tha komandanti Alexey Sitev për zyrtarët pjesëmarrës në ceremoni.
“Programi është kryer plotësisht dhe anëtarët e ekuipazhit janë në gjendje të mirë shëndetësore. Tashmë jemi gati për testime të tjera”, tha ai.
Për pjesën më të madhe të projektit “Mars 500”, gjashtë anëtarët e ekuipazhit patën kontakte të kufizuara me botën e jashtme. Anija e tyre kozmike nuk kishte dritare, teksa protokollet e tyre të komunikimit kërkonin që të duronin një vonesë në dhënien dhe marrjen e mesazhit aq sa do të ishte e nevojshme për një udhëtim të vërtetë (të mesazhit) nga Toka për në Mars (25 minuta). Gjithnjë përdorej e-maili dhe “Twitter”-i.
I pyetur se çka i mungonte më shumë, pjesëtari italian i ekuipazhit, Diego Urbina, shkroi në “Twitter” për BBC-në para se të dilte: “Të takoj familjen, t’ju telefonoj shokëve, të takohem me të huaj dhe të shkoj në plazh”.
Natyrisht që kishte shumë aspekte të një misioni real që nuk mund të simuloheshin në impiantin e vendosur në periferi të Moskës, të tilla si pasha dhe rrezatimi në hapësirë. Por, gjithsesi ky është një hap i madh përpara, i cili tregon se me anë të testimeve të tjera, në dekadat në vijim njeriu mund të tentojë të shkojë me të vërtetë në Mars.
/Start/Fatjon Prroni/
2011-11-04 18:26