E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liderët e G8-ës: Greqia të mbetet në Eurozonë

WASHINGTON - Samiti i tetë ekonomive më të mëdha të botës, njohur ndryshe si G8, ku bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia, Japonia, Kanadaja dhe Rusia ka vazhduar punimet në Kamp David të Uashingtonit, ku kriza e borxheve në Europë është në rendin kryesor të ditës.

Presidenti amerikan Obama deklaroi në hapje të samitit se të gjitha vendet e G8-ës ishin absolutisht të angazhuara për rritjen ekonomike, stabilitetin financiar dhe konsolidimin fiskal.

Ndërkohë pjesë e axhendës kanë qenë diskutimet drejtuar dhe Greqisë, ku të gjithë liderët e 8 fuqive më të mëdha ekonomike shprehen unanimisht dëshirën që shteti helen të mbetet pjesë e eurozonës.

Njëzeri liderët e G8-ës përsëritën qëndrimin se një eurozonë e fortë dhe kohezive është e rëndësishme për stabilitetin global dhe se Greqia brenda saj është në interesin e Eurozonës. Në këmbim të kësaj, ata kërkojnë nga Greqia të respektojë angazhimet e veta.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›