E Diel, 1 Nëntor 2026

Lideret libianë zotohen të respektojnë ligjin

Duke folur në takimin e Parisit, kreu i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, Mustafa Abdel Jalil premtoi kushtetutë dhe zgjedhje të reja brenda 18 muajve.

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, i cili drejtoi takimin së bashku me kryeministrin britanik, David Kameron, theksoi nevojën e “pajtimit dhe të faljes”.

Ai theksoi se goditjet ajrore do të vazhdonin për sa kohë që ish-lideri Muamar Gadafi të përbëjë kërcënim për vendin.

Sarkozi theksoi se 63 shtetet pjesëmarrëse në takim ishin të vendosura të rikthenin asetet e ngrira të popullit libian./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-09-02 10:04
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›