E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekti i Revolucionarëve kërcënon median greke

Athinë - Pas sulmeve të njëpasnjëshme që kanë pësuar gjatë javëve të fundit, mediat greke janë kërzënuar sërish nga grupi terrorist grek ''Sekti i revolucionarëve''. Ky i fundit ka marrë përsipër sulmin e ndodhur kundër një stacioni televiziv privat grek. Grupi terrorist, ka kërcënuar sot ğublikisht medait dhe gazetarët grek. Përmes një telefonate të bërë redaksisë së të përditshmes greke “Ta Nea”, ''Sekti i revolucionarëve'' ka pranuar organizimin e sulmit kundër medias në fjalë, duke rikujtuar se "Zotërinj gazetarë, ne kemi mbërritur këtë herë në portën tuaj, herën tjetër ju nuk do të gjendeni më në shtëpinë tuaj'', përfundon teksti cituar nga AFP.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›