E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lideri i Al-Qaedas: Ekonomia, pika e dobët e SHBA, ta dëmtojmë

Lideri i Al-Qaedas, Zawahiri, ka dhënë një mesazh audio në shenjë të 12- vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001.

Gjatë këtij mesazhi ai flet për nevojën e sulmeve në shkallë të vogël madje edhe ndonjë bojkot për të dëmtuar ekonominë amerikane. Mesazhi mund të shihet si një shenjë e ambicies së zvogëluar dhe si një vlerësim më realist i asaj çfarë mund të arrijë organizata qendrore e Al-Qaedas.

Lideri i kësaj organizate vlerësoi gjithashtu edhe bombardimet në Boston në muajin prill. Mesazhi i Zawahirit ka nisur me një deklaratë të njohur tashmë ku thekson se organizata e tij është në avantazh.

“Duhet ta dëmtojmë Amerikën ekonomikisht duke e provokuar atë, në mënyrë që të vazhdojë shpenzimet e mëdha për sigurinë. Pika e dobët e Amerikës është ekonomia, e cila ka filluar të shkatërrohet prej shpenzimeve të shumta në ushtri dhe në siguri” - është shprehur lideri i Al-Qaedas.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›