E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lideri i opozitës gjermane i dhuron veshkën së shoqes

Berlin, 23 gusht – Një prej liderëve kryesorë të opozitës gjermane, Frank-Walter Steinmeier, i cili në shtator ishte kundërkandidat i Angela Merkelit për postin e kancelares, ka deklaruar sot se do të tërhiqet përkohësisht nga jeta politika, për t’i dhënë veshkën gruas së tij.

Gruaja e liderit të grupit parlamentar socialdemokrat, 48vjeçarja Elke Buedenbender, javët e fundit është në gjendje të rëndë për shkak të mosfunksionimit të veshkës.

“Në mungesë të alternativës, do t’ia jap veshkën time”, ka deklaruar Steinmeier për AFP.

Ai shpjegoi se këtë vendim e ka marrë për shkak të listës së gjatë të pritjes për marrjen e veshkës. E shoqja duhet të operohet këtë javë.

Steinmeier shpjegoi se do të kthehet në detyrë në tetor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›