Netanjahu: Marrëveshja me Palestinën e vështirë,por e mundshme
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi për agjencinë AP se bisedimet e reja me palestinezët do të çojnë në një marrëveshje paqësore, vetëm nëse mbrohen interesat vitale të Izraelit. Komentet e Netanyahut erdhën një ditë pasi sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, njoftoi të premten rifillimin e negociatave paqësore.
Netanyahu tha se siguria e Izraelit duhet të garantohet dhe se palestinezët duhet të njohin Izraelin si shtet të hebrenjve.
Netanjahu gjithashtu ka thënë se çdo marrëveshje duhet të shënojë përfundimin e konfliktit. Ai tha se marrëveshja do të jetë "e vështirë, por e mundshme". Raundi i fundit i bisedimeve paqësore ka përfunduar në fund të vitit 2008.