Policia filipinase liron pengjet e autobusit

Manil, 23 gusht - Policia filipinase në Manila ka vënë nën kontroll autobusin ku një person i armatosur po mbante peng 25 persona. Policia rrethoi autobusin dhe nisi operacionin, pasi u dëgjuan të shtëna brenda automjetit. Shumë nga pengjet janë parë të largohen nga autobusi pas ndërhyrjes së policisë. Siç raporton CNN, pengmarrësi, Rolando Mendoza (55) është qëlluar në kokë, ndërsa policia ka konfirmuar vdekjen e dy personave në autobus.
Drama e pengjeve filloi nëntë orë më parë, kur pengmarrësi rrëmbeu një autobus me 25 pasagjerë. Shumica e pengjeve besohet se janë turistë nga Hong Kongu.
Rrëmbyesi është një ish polic, i larguar nga forcat e rendit.