E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, prezantohet avioni bombardues pa pilot


Republika islamike e Iranit ka sfiduar sërish botën duke vazhuar prezantimin e mjeteve luftarake. Presidenti Mahmud Ahmadinexhad ka bërë prezantimin e avionit të parë bombardues pa pilot të ndërtuar në Iran.
Sipas televizionit shtetëror, avioni quhet "Karrar" dhe përbëhet nga një motor turbo si dhe transporton disa lloje municionesh.
Gjatësia e tij arrin deri në 4 metra dhe mund të përshkojë distanca të mëdha me shpejtësi të madhe. Inaugurimi u krye ditën kombëtare të industrisë së mbrojtjes iraniane.
Irani filloi të premten mbushjen e centralit të parë atomik ndërtuar nga Rusia, në qytetin port të pjesës jugore iraniane, Bushehr. Ceremonia e inaugurimit u bë në periudhën kur ka shqetësime për programin iranian të pasurimit të uraniumit, për të cilin fuqitë perëndimore thonë se ka për qëllim prodhimin e armatimit bërthamor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›