Lideri maksimal
Nga Ilir Mirena
Rruges se mundimshme dhe te rrezikshme Kukes-Tirane, nga Kosova shpesh i shmangemi duke zgjedhur rruget e Maqedonise. Ne kete pjese, rruget jane te mira, por jo edhe pikat kufitare. Ne disponimin e doganiereve te megashtetit te fuqishem te Maqedonise, varen edhe oret e udhetimit. Kontrollet dhe vonesat, te lene pa mend. Thuajse jeni duke hyre ne Koren e Veriut, e jo ne nje shtet (me 'sh' te vogel peshperuese), si Maqedonia.
Keshtu do te jete edhe pak muaj.
Ne qershor te ketij viti, ne mund te shmangim doganieret maqedonas, duke perdorur rrugen e re, Morine-Durres. Punimet jane ne fazen finale. Krahas Pavaresise se Kosoves, edhe-pak-dite anetaresimit te Shqiperise ne NATO, autostrada Morine-Durres finalizon nder projektet me te medha qe shqiptaret i mberriten ne 20 vjetet e fundit. Rrotat e kerreve tona mbi kete autostrade shenojne fundin e pengesave, qe paralelisht me politiken, edhe natyra kishte krijuar mes shqiptareve. Ne secilin zhvillim te 20 vjeteve, nder me dramatiket dhe dinamiket ne historine e re te shqiptareve, emri i Sali Berishes eshte i paevitueshem. Nese ne pavaresia e Kosoves dhe anetaresimi i Shqiperise ne NATO, eshte kontribut i secilit shqiptar ne menyren e vet, ne autostraden e Kukesit dora e Berishes ka qene shtysa vendimtare qe ky projekt kaq i madh te mberrinte deri ketu. Ishte perfolur, ishte projektuar, bile edhe ishte filluar segmenti i pare i ndertimit. Por, vetem nen perkujdesen e Qeverise Berisha, projekti gjigant i integrimit te shqiptareve po i afrohet realizimit. Kujtojeni taksen Majko! E nisur me nje qellim mire, ne fund ajo kishte perfunduar ne plotesimin e deficitit te buxhetit shqiptar. "Nuk dua te hyj ne histori, dua te hyj ne Zonen e Kanalit te Panamase", eshte nje fjali e njohur e Omar Torrijos, ish-liderit te Panamase, ne kohen kur mbaheshin negociata me ShBA per rikthimin e Kanalit te Panamase, nen sovranitetin e Panamase gjate viteve '70. Berisha ka hyre edhe ne histori, edhe ne rrugen Kukes-Durres.
Mbetja e tij ne skenen politike eshte mbreselenese. Nje luftetar politik i pashembullt arriti te mbijetoje Ramiz Aline, te pensionoje para kohe Fatos Nanon, e nese nuk e braktis ora biologjike - nuk eshte ne rruge te keqe per te tejkaluar edhe Edi Ramen. Ndersa, fraksionet politike qe i dilnin kohe pas kohe brenda partise se tij, i margjinalizonte deri ne perjashtim nga partia. Sigurisht qe mbijetesa e tij ka edhe njollat e zeza - te pashmangshme ne rrugen e cdonjerit politikan. Disa nga gjynahet e politikanit Berisha, pa dyshim, jane monumentale. Arrestimi i liderit socialist Fatos Nano, ngulfatja e mediave gjate presidences se tij, lejimi i skemave piramidale, qe sollen deri te renia tragjike e shtetit shqiptar e vitit 1997, nje tentim i riprodhimit te 97'tes ne shtator te vitit '98, do te mbesin ne CV-ne e gabimeve te rrezikshme te Berishes. Por, shikuar nga distanca e sotme, fajesine per rrokullimen e viteve '90, do duhej ndare ne tre milione pjese, per secilin shqiptar vec e vec.
Sidoqofte, te gjithe keto mbesin brenda skenes politike te Tiranes, qe ia perserisin kundershtaret politike gjate gjithe vitit, e shume me rrembyeshem ne prag fushatash elektorale. Disa nga politikanet e gjenerates se tij, ne vendet ballkanike, moti jane harruar, ndersa Berisha arriti te rimarre vetveten politikisht, dhe serish te mbese nje nder protagonistet kryesore politike. Te mbijetosh ne skenen politike te Tiranes, i rrethuar mes ujqish politike, eshte marifet qe vetem Berisha e di se si e ka menaxhuar. (Merreni me mend skenen politike te Kosoves brenda se ciles eshte modeli Berisha. Ose, nje debat ne ndonjerin prej televizioneve tona, ku mes fytyrave kryesore politike te Kosoves, te ishte edhe Sali Berisha? Krahasuar me retoriken e ngathet te shumices se politikaneve kosovare, Berisha mbetet nje perbindesh oratorie.)
Ne raport me Kosoven, angazhimi i Berishes mbetet i shkelqyeshem. Jo rastesisht, ai gezon nje reputacion te pakontestueshem ne Kosove. Si shperblim ne perpjekjet te tij te medha politike, ndoshta edhe fati i ka rezervuar qe te jete ai qe do te nenshkruaje anetaresimin e Shqiperise ne NATO dhe te prese shiritin e projektit me te madh integruese te shqiptareve, rruges Kukes-Durres. Pas perfundimit te autostrades, secila ankese e jona per mungesen e perkushtimit te shtetit shqiptar ndaj Kosoves, fundoset perfundimisht. Dihen dobite e medha ekonomike qe do te sjelle autostrada e Berishes. Por, ngazelluese mbetet nje mision tjeter te cilin do ta fuse ne binare rruga e re. Rruga i fut nje shkelm perfundimtar zhurmaxhinjve te identiteteve te ndara shqiptare. Per ta, eshte lajm i keq dhe minim i projekteve ne kokat e tyre. Do te shohim renie drastike te numrit te tyre. Edhe fal Berishes.
Iain Dale, njeri nder komentatoret me te respektueshem politike ne Britani, duke cituar Tony Blerin, se duhet pasur dhjete vecori per t'u bere Kryeminister i mire, spekulon dhe krijon listen e tij personale per disa nga kualitetet qe duhet te kete nje Kryeminister i mire. Mes tyre, ai fut vendosmerine, besimin ne bindjet e tij, te kuptuarit e motivacioneve te Anglise se Mesme (ne rastin tone Kosoves), te jete negociator i mire, te jete nje paqesues i mire, te kete paraqitje te mire ne TV, te jete nje performues i mire parlamentar, te kete nje lekure shume te trashe, etj etj...
Lista pa ndonje ndryshim mund te perdoret edhe ne rastin Berisha. Secili mund te beje listen e tij. Une do t'i shtoja edhe nje: te ndertoje nje autostrade. Kur ndonjehere te behet nje vleresim gjakftohte, pa medyshje, Sali Berisha do te futet ne listen e lidereve maksimale qe kane mundur te prodhojne shqiptaret. Nder te rrallet.
* Gazeta "Express", Prishine