E Diel, 1 Nëntor 2026

Me ferexhe ne shkolle, drejtoria perjashton 17-vjecaren

BURREL- Ndjekja e procesit mesimor me veshje fetare i ka kushtuar shume shtrenjte nje nxeneseje te vitit te trete ne gjimnazin "Pjeter Budi" te Burrelit. Florida Kola, 17-vjece, eshte nje besimtare e devotshme e besimit islam prej 8 vitesh dhe mbajtja e ferexhese ne klase ka sjelle shume polemika. Drejtuesit e shkolles i kane kerkuar qe te kthehet ne shtepi pak dite me pare, pasi shkolla eshte nje institucion arsimor laik dhe nuk pranohen veshje me simbole fetare. Vajza e pranon kete fakt, duke shprehur habine per shkeljen e te drejtave te saj, ndersa mesohet se te afermit kane kerkuar shpjegime nga Drejtoria Arsimore e Burrelit dhe depozituan nje kallezim ne Prokurorine e Rrethit. Ne nje prononcim per nje nga mediat lokale, Florida ka treguar edhe historine. "Kur shkova ne shkolle, me perjashtuan per shkak te shamise qe une mbaj. Kjo gje me beri te ndjehem shume keq. Shamine e kam vendosur me deshiren time, por une dua qe te shkoj edhe ne shkolle", eshte shprehur ajo. Pasi eshte kthyer ne shtepi, thote se i ka treguar prinderve per situaten e krijuar. Daja i vajzes, Flamur Lleshi, ka kerkuar shpjegime nga Drejtoria Arsimore. Ai shprehet se sqarimi qe ka marre ishte se arsimi parauniversitar publik ka karakter laik dhe se ndalohet indoktrinimi ideologjik fetar. Por ai e cileson nje shkelje te te drejtave te njeriut dhe sqaron se do te ankohet ne institucione per te gjetur te drejten ne kete rast. Madje i eshte drejtuar edhe Prokurorise se Rrethit Burrel, duke kerkuar hetim te ngjarjes.

Precedentet

Historia e 17 vjecares Florida Kola eshte nje prej precedenteve qe kane ndodhur gjate gjashte viteve te fundit ne vend. Me i ndjeshem ky fenomen ka qene ne kryeqytet, kur gjate vitit 2002 u perjashtuan dy gjimnaziste sepse mbanin ferexhe ne shkolle dhe me pas nje studente qe nuk i jepej diploma per shkak te fotografise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›