E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bursa te gjithe nxenesve, qe ndjekin arsimin profesional

Te gjithe ata nxenes qe ne vitin shkollor 2009-2010, e ne vijim do te zgjedhin te vazhdojne shkolla te mesme profesionale, do te perfitojne bursa. Kjo, pavaresisht kritereve ekonomike dhe notes mesatare te tyre. Lajmin e beri te ditur dje kreu i Ministrise se Arsimit dhe Shkences, Fatos Beja. Ai tha se nje gje e tille do te aplikohet per here te pare ne historine e arsimit shqiptar, gjate vitit te ardhshem shkollor. Premtimi u be gjate konferences kombetare kushtuar arsimit profesional. Gjithashtu sipas ministrit Beja, ne tre vitet e ardhshme eshte parashikuar te ndertohen 6 shkolla tekniko-profesionale. "Do te zgjerojme kapacitetet e shkollave ekzistuese, do te permiresojme e zgjerojme laboratoret, bazat prodhuese e repartet e praktikave profesionale", vijoi ministri ne fjalen e tij duke shtuar se ne programet zhvillimore te MASH, per periudhen 2009-2013, parashikohet nje mbeshtetje e fuqishme, per hapjen e degeve te reja dhe shtrirjen e arsimit profesional te agrobiznesit, sidomos ne zonat rurale. Nga ana tjeter, ne vitin e ardhshem shkollor, do te zbatohet per here te pare dhe struktura e re e shkollave profesionale, e cila ka perqasje me ate te shkollave profesionale te vendeve te perparuara evropiane. Kjo strukture eshte me fleksibel dhe me e pershtatur me dinamiken e zhvillimit te tregut dhe njekohesisht, le te hapur mundesine e vazhdimit te shkolles se larte. Sistemi i reformuar i AFP bart konceptin e te nxenit gjate gjithe jetes dhe mundeson akumulimin, transferimin dhe njohjen e krediteve per arritjet e fituara me forma dhe menyra te ndryshme, duke u pershtatur gradualisht me standardet dhe nivelet e kualifikimit te pranuara nga Bashkimi Evropian.

Infrastruktura

Sipas Bejes, per pergatitje me te mire profesionale te nxenesve te shkollave profesionale, i eshte kushtuar nje rendesi e vecante furnizimit te shkollave me pajisje e mjete teknologjike, si dhe pajisjes se cdo shkolle profesionale me laboratore kimie, fizike e biologjie.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›