Lidhja Demokratike e Gruas: Solidarizim
Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë është solidarizuar me gratë dhe fëmijët e prekur nga përmbytjet. Organizata e Grave, në mbledhjen urgjente të kryesisë së saj, ka vendosur të marrë masa për t`ju ardhur në ndihmë familjeve në nevojë. Me qëllimin e mbështetjes emergjente, sidomos të grave dhe fëmijëve, LDGSH do të mbledhë ndihma vullnetare si mjete financiare, ushqime, veshëmbathje, medikamente, lodra etj, të cilat do të dërgohen në zonat e përmbytura në bashkëpunim me Shtabin e Emergjencave. Organizata e grave i ka bërë thirrje të gjitha grave që të solidarizohen me këtë nismë.