E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prezantohet projekti per Keshillin Kombetar

Aftësia e kufizuar

Këshilli Britanik dhe OSBE në Shqipëri mbajtën dje një tryezë të rrumbullakët në mbështetje të kapacitetit institucional të Këshillit Kombëtar të Aftësisë së Kufizuar. Projekti synon të japë një pikë fillimi për zhvillimin e këshillit për të drejtat e aftësisë së kufizuar. Ambasadorja britanike, Fiona McIlwham, theksoi se “pavarësisht sa i mirë është vizioni në letër, pavarësisht sa të qarta janë rekomandimet, efektiviteti i Këshillit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuara përfundimisht do të varet nga të gjithë anëtarët që do marrin përgjegjësitë e veta. Është përgjegjësi e përbashkët e qeverisë dhe shoqatave me aftësi të kufizuara për ta bërë këtë realitet”. Si pjesë e projektit, një delegacion vizitoi Britaninë e Madhe për të mësuar nga përvoja britanike. Ambasadorja britanike, duke folur me anëtarët e delegacionit, vuri në dukje se mësimet më të vlefshme për delegacionin ishin: “Duhet të ketë përgjegjësi të të gjitha partive politike rreth çështjeve të përfshirjes sociale.

Që ndryshimi të ndodhë duhet që njerëzit me aftësi të kufizuara të përfshihen brenda qeverisë dhe Parlamentit në momentin e bërjes së politikave. Ka një rol të rëndësishëm për aktivistët e aftësisë së kufizuar në lobim dhe sfidim jashtë organeve legjislative. Nënshkrimi dhe ratifikimi i Konventës së OKB-së ishte një hap i rëndësishëm në shtyrjen përpara të politikave në Britani.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›