Ndertimoret gjobisin EZ dhe Ujesjellesin
Kanalizimet
Inspektorati Ndërtimor i Bashkisë së Fierit ndëshkon me gjoba Ndërmarrjen e Ujësjellësit dhe ÇEZ-in. Gjithçka ka ardhur pas dëmtimeve që këto dy kompani i kanë kryer rrugëve të qytetit të Fierit, deri dhe bulevardeve kryesore.
Lajmi konfirmohet për gazetën “Shqip” nga drejtori i Inspektoratit Ndërtimor në Bashkinë e Fierit, Sabaudin Alliaj. Alliaj sqaron se ndërhyrja në vendet publike dhe në investimet e bashkisë është klasifikuar si cenim i madh e për rrjedhojë është respektuar ligji, duke marrë masa konkrete, që shkojnë deri në ndëshkimin me gjoba të rënda të dy kompanive në fjalë.