E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lidhja Demokratike e Kosoves Thaci fshihet pas mocionit

Lidhja Demokratike e Kosoves ka akuzuar kryeministrin Hashim Thaci se qendron pas mocionit per mosbesimin e Qeverise se Kosoves te ngritur zyrtarisht nga Aleanca Kosova e Re. Keto akuza vijne vetem nje dite para seances se jashtezakonshme te Kuvendit te Kosoves ne te cilen do te shqyrtohet mocioni i AKR-se.

Do te thote ne njefare forme sikurse Mister Bini qe ja dergon urimin vetes per krishtlindje ashtu me duket edhe ceshtja e mocionit. Une nuk e kam pritur qe nje gje e tille do te ndodhe edhe ne politiken tone tha Eqrem Kryeziu Nenkryetar i Pare i LDK-se.

Kryeziu tha se LDK nuk ka ende nje qendrim per votebesimin e Qeverise por para seances do te mblidhen strukturat e partise per te marre nje qendrim. Nderkohe Aleanca per Ardhmerine e Kosoves nuk do te votoje pro mocionit te mosbesimit te qeverise gje qe eshte bere e ditur nga zyrtare te kesaj partie te cilet kane thene se nuk jane te interesuar te behen pjese lojerave politike dhe nuk duan te votojne pro rrezimit te qeverise. Nga rezultatet e votimit pritet te pervijohet edhe momenti i zgjedhjeve te parakohshme ne Kosove.

Bul Salihu Azhornuar se fundi e hene 01 nentor 2010

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›