Lidhja e Gazetareve te Jugut Denojme rrahjen e gazetarit Pirro Nase

Gjirokaster 16 nentor NOA - Lidhja e Gazetareve te Jugut ka denuar me force dhunen ndaj gazetarit dhe kryetarit te Unionit te Gazetareve te GjirokastresPiro Nase si dhe te gjithe rasteve te tjera te pahetuara dhe te pandeshkuara te dhunes se rruges ndaj njerezve te medias ne kete qytet.
Lidhja e Gazetareve te Jugut pasi u njoh me ngjarjen e pazakonte te ndodhur ne qender te qytetit te Gjirokastres mbremjen e dates 14.11.2010 kur persona te panjohur dhe te paidentifikuar ende nga policia kane rrahur dhe kane ushtruar dhune fizike ndaj gazetarit Piro Nase denon me force kete akt kriminal dhe primitiv.
I bejme thirrje policise dhe prokurorise qe te hetojne seriozisht kete krim ndaj fjales se lire duke hequr dore nga praktikat e deritanishme te ketyre organeve te ligjit ne Gjirokaster qe i mbyllin dosje e hetimin per rrahjet dhe kercenimet ndaj gazetareve duke u vene hapur ne mbrojtje te krimit dhe te krimineleve thuhet ne kete deklarate.
Duke shtuar se episodi i radhes i rrahjes se njerezve te medias ne kete qytet qe ndodhi mbremjen e se shtunes diten e diel me 14 nentor 2010 ne afersi te baneses se kolegut tone ne lagjen Pazari i Vjeter episod qe ne e konsiderojme si nje goditje te dyfishte per komunitetin e gazetareve ne Gjirokaster pasi nuk eshte goditur thjesht nje gazetar por ne kete rast njekohesisht eshte goditur kryetari i Unionit te Gazetareve te Rajonit te Gjirokastes pozicion te cilin mban Piro Nase.
Dhuna ndaj kolegut Piro Nase eshte nje rast i perseritur ndaj gazetareve dhe korrespondenteve ne Gjirokaster por deri tani nuk ka patur asnje person te hetuar dhe te denuar megjithese denoncimet dhe provat i jane paraqitur te plota dhe ne kohe e duhur ketyre organeve citon deklarata.
Duke perfunduar se Lidhja e Gazetareve te Jugut ve re me shqetesim se ne Gjirokaster eshte prezent fenomeni i nje bashkepunim kriminal midis organeve te ligjit per te mos bere hetime dhe gjykime ligjore kur eshte fjala per te hetuar dhe per te cuar deri ne fund krimet e njerezve te rruges ndaj njerezve te medias.
n.e/NOA