E Diel, 1 Nëntor 2026

Imami Udhezuesi mbi te drejtat e njerezve me uniforme afrim me standardet e NATO

Tirane 15 nentor NOA - Ministri i Mbrojtjes Arben Imami mori pjese ne Konferencen Kombetare mbi Te Drejtat e Njeriut dhe Lirite Themelore te Personelit te Forcave te Armatosura Shqiptare e cila u zhvillua per promovimin e Udhezuesit mbi te Drejtat dhe Lirite Themelore te Njeriut te Personelit te Forcave te Armatosura Shqiptare.

Ky dokument eshte perkthyer edhe ne gjuhen shqipe dhe eshte nje botim i cili permbledh orientimet kryesore te OSBE-se Keshillit te Europes OKB-se apo Bashkimit Europian por njekohesisht paraqet edhe modele te praktikave me te mira te vendeve te ndryshme mbi zbatimin dhe kontrollin e te drejtave te njeriut ne personelin e Forcave te Armatosura.

Ne fjalen e tij pershendetese ministri Imami theksoi se Vendi yne dhe Forcat e Armatosura jane te perfshira teresisht ne objektiva ambicioze transformimi te vazhdueshem ne te gjithe komponentet e mundshem per te persosur me tej standardet funksionuese dhe te vlerave si gjithe vendet e tjera te demokracive te konsoliduara. Vete ky proces nuk mund te ece me ritmet e duhura pa u ndalur edhe ne kete ceshtje qe ne diskutojme sot apo pa siguruar investimin kapital te kapaciteteve njerezore te institucioneve tona tha Imami.

Sipas tij ky perafrim kapacitetesh kerkon edhe nje respektim gjithmone e me te merituar te lirive dhe te drejtave te Forcave te Armatosura.

Ne kete kuader tha ministri i Mbrojtjes ne jemi angazhuar per te ripunuar te gjitha ligjet dhe aktet nenligjore mbi te cilat mbeshtetet jeta dhe veprimtaria e FA pasi sigurimi i te drejtave te njeriut ne Forcat e Armatosura eshte i nje rendesie te vecante pasi kontribuon ne formimin e nje ushtrie te integruar fuqishem ne shoqeri sikunder vleresoi ministri Imami.

Ministri i Mbrojtjes theksoi sakaq se Shqiperia qeveria shqiptare po keshtu edhe Ministria e Mbrojtjes eshte teresisht e angazhuar per ti vleresuar e punuar qe ashtu si integrimi ne NATO liberalizimi i vizave por edhe integrimi i metejshem ne Bashkimin Europian ne te ardhmen te jete nje proces i bazuar mbi reformat arritjet dhe meriten.

Botimi i ketij udhezuesi tha Imami konsolidon dhe na ndergjegjeson per ceshtje te ndryshme si te drejtat civile e politike barazia dhe mosdiskriminimi por gjithashtu edhe shume ceshtje te rendesishme te rekrutimit kushteve te punes dhe karrieres pasi ai percakton me se miri respektimin e te drejtave dhe lirive te njerut ne uniforme si pjese e nje shoqerie te lire e te emancipuar nje udhezues qe sduhet te mbetet vetem nje projekt ne leter por te marre jete per te permbushur misionin per te cilin ai eshte hartuar.

mit/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›