E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunohet kryetari i Unionit te Gazetareve te Gjirokastres

Gjirokaster 15 Nentor NOA - Unioni i Gazetareve te Gjirokastres denoi sot me ane te nje deklarate per shtyp dhunen e ushtruar ndaj gazetarit Piro Nase i cili eshte njekohesisht kryetar i ketij institucioni mediatik ne qytetin jugor.

Behet fjale per ngjarjen e ndodhur ne oret e mbremjes se djeshme kur ne afersi te baneses se tij ne lagjen Pazari i Vjeter dy persona te panjohur kane ushtruar dhune fizike ndaj tij.

Mbarimi i dhunes ndaj tij eshte shoqeruar me fjaline ironike dhe kercenuese Tani shkruaj prape tek gazeta ato qe shkruan ndersa ne trupin e te demtuarit verehen shenja te qarta dhune ne pjesen e fytyres dhe poshte nofulles.

Per kete rast i demtuari gazetari Piro Nase ka bere denoncim ne organin e akuzes se Gjirokastres si dhe ka vene ne dijeni Policine Rajonale per te identifikuar autoret e agresionit fizik te ushtruar ndaj te demtuarit duke i vendosur ata para ligjit.

Unioni i Gazetareve te Gjirokastres kerkon nga organet e ligjit te identifikojne personat qe ushtruan dhune ndaj gazetarit dhe kryetarit te tij.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›