Lidhja e fshehtë e Kennedy’t

Në verë të vitit 1962 një 19-vjeçare filloi stazhin në zyrën për shtyp të Shtëpisë së Bardhë. Mimi Beardsley, nga New Jersey, ra menjëherë në sy të presidentit amerikan, John Kennedy. Gjatë 18 muajve të stazhit të saj, Beardsley pati një lidhje intime me të, që zgjati deri 3 ditë para vrasjes së Kennedy’t në Dallas, më 1963.
Në librin e saj, Mimi e rrëfen detajisht gjithë marrëdhënien dhe përvojën e saj seksuale me presidentin. Madje, thekson se Kennedy ishte shumë i varur nga seksi. Lidhja, siç pohon ajo në libër, filloi në pishinën e Shtëpisë së Bardhë, vetëm katër ditë pasi kishte filluar punën. Pasi i ra në sy presidentit, ajo u ftua në një festë të tij private, në dhomën e zonjës së parë. Pas 18 muajsh, kur Mimi duhej ta vazhdonte shkollën, presidenti i mërzitur i premtoi se s’do ta harronte. Një javë pasi u kthye në shkollë, Kennedy fluturoi me të jashtë Washingtonit...
Në libër citohet secili dialog mes tyre, përfshirë edhe shumë gjëra të pahijshme që Mimi kishte përjetuar me presidentin.
Ndryshe, për Mimin është folur edhe më herët, në një biografi kushtuar presidentit Kennedy.