E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lidhja me Ramushin

Vendimi i Hagës për Ramush Haradinajn është i lidhur me ardhmërinë e AAK’së. Çfarëdo vendimi që nuk shkon në favor të kthimit të tij në Kosovë, rrezikon shkatërrimin e Aleancës.

Gjithçka nisi në vitin 2000, kur Ramush Haradinaj kishte vendosur ta zhveshë uniformën prej ushtaraku për të nisur karrierën politike.

Me pseudonimin “Smajli” në luftë, e që më vonë iu vu nofka “Rambo”, Haradinaj formoi AAK’në para më shumë se njëmbëdhjetë vitesh. Ndërkohë, vetëm pak vjet nga themelimi i partisë së tij, në zgjedhjet e vitit 2004, të dytat pas mbarimit të luftës, u zgjodh Kryeministër dhe qëndroi në këtë post vetëm njëqind ditë, të cilat përmenden ende.

Prej marsit të vitit 2005, Haradinaj përballet me akuza për krime lufte të ngritura nga Tribunali Ndërkombëtar i Gjykatës së Hagës.

Nga ajo kohë, AAK’në e udhëheqin nënkryetarët dhe shumëkush e sheh Partinë e Ramushit në udhëkryq për shkak të mungesë së liderit dhe themeluesit të saj.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni ne numrin festiv te Gazetes Express.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›