Serbët e veriut mblidhen për të diskutuar referendumin
ZVEÇAN- Përfaqësues të strukturave paralele serbe në katër komunat veriore të Kosovës, mbajnë të sot takime për të diskutuar në lidhje me referendumin, që ka të bëjë me atë, nëse i pranojnë ose jo serbët institucionet e Kosovës.
Përfaqësuesi i komunës së Zveçanit, Dragisa Milovic ka thënë për mediat serbe se pas festave të fundvitit, do të ketë një takim të përbashkët të përfaqësuesve të katër komunave, për të marrë vendimin përfundimtar për referendum, raporton Europa e Lirë.
Përfaqësues të serbëve nga Mitrovica, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku, janë takuar gjatë kësaj fundjave, ku edhe kanë bërë të ditur, se referendumi, mbase do të mbahet në ditën shtetërore të Serbisë, më 15 shkurt.
(el.me/BalkanWeb)