Vdes Cheetah

Drejtoria e Rezervatit të Kafshëve Suncoast, në Palm Harbor, në Florida (SHBA), ka njoftuar të mërkurën se Cheetah ka vdekur më 24 dhjetor, për shkak të dështimit të punës së veshkave.
Ndryshe, Cheetah u bë e njohur me paraqitjen e saj në filmat e viteve të tridhjeta të shekullit të kaluar për Tarzanin, rolin e të cilit e luante kampioni olimpik në not, Johnny Weissmuller. Cheetah ishte vendosur në rezervatin në Florida në vitin 1960, ku vazhdoi të ishte atraksioni kryesor.
Zëdhënësja e rezervatit, Debbie Cobb, deklaroi për gazetën ‘The Tampa Tribune’ se Cheetah ishte një shimpanze tejet komunikative, së cilës i pëlqente të fotografohej, dhe e cila kënaqej derisa u bënte njerëzit të qeshnin.
Sipas Cobb, shimpanazat në kopshte zoologjike zakonisht jetojnë mes 35 dhe 45 vjet.