Vrau shqiptarin, kapet ne Vlore
Vlore- Nje i denuar me 23 vite burg per "rrembim" dhe "vrasje" te nje shqiptari ne Itali eshte arrestuar dje ne qytetin e Vlores nga policia. Ylli Vangjeli, 33-vjec, i fshihej uniformave blu dhe Interpolit prej mese tre vitesh, kur edhe Gjykata e Vlores njohu dy vendimet e gjykatave italiane ne Piacenca dhe Bolonja, 2001-2003, per denimin me 23 vite burg te shqiptarit. Megjithese kishte mohuar akuzat dhe kerkuar pafajesi, Vangjeli ka marre denimin e formes se prere qe eshte njohur edhe nga gjykata shqiptare ne vitin 2006. Pas ngjarjes ai eshte rikthyer ne Shqiperi dhe prej trevitesh qendronte i fshehur. Diten e djeshme, drejtoria e policise Vlore njoftoi zyrtarisht ndalimin e Vangjelit dhe izolimin e tij me qellim vuajtjen e denimit. Vangjeli akuzohet se ne vitin 2000 ka marre peng dhe me pas vrare nje bashkekombas ne Bolonja. Gjykata e Vlores ka njohur vendimin e togave te zeza ne Itali, e cila kishte leshuar urdher-arrest nderkombetar per 33-vjecarin. Por tashme pritet qe i denuari t'i dorezohet drejtesise italiane, nese nuk do te arrihet nje marreveshje qe ai te vuaje denimin ne Shqiperi.