E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lidhja për Drejtësi dhe Progres, partia më e re me kryetar Elmaz Sherifin

Tiranë- Lidhja për Drejtësi dhe Progres është ky emri i partisë më të re të krijuar, kryetar i të cilës do të jetë Elmaz Sherifi. Ky i fundit ka shpallur qëllimin e kësaj partie që është integrimi I vendit dhe standarte europiane, si dhe renditur pikat kryesore të programit të kësaj partie dhe ka bërë të ditur elektoratin që ajo synon të marrë, që janë emigrantët dhe intelektualët.

Në fjalën e mbajtur Sherifi shprehu se partia e tij do të qëndrojë larg politikës së rrugës.

Ne jemi lidhja që do ta ndryshojmë politikën aktuale, jemi kundër politikës së rrugës, jemi për politikë institucionale. Jemi për politikën e zgjidhjes dhe jo të konstatimit, jemi për drejtësinë si paanshmëri kundër politikës së mashtrimit. Ne jemi për konsolidimin e institucioneve politike e juridike, kundër praktikave e sjelljeve antidemokratike. Ne jemi për progresin, jemi për zhvillimin, kundër politikave që kërkojnë vetëm ndryshimin. Ne jemi për shanse të barabarta dhe të drejta për të gjithë kundër politikave që diskriminojnë femrën dhe fëmijët. Ne jemi për standarte europiane të jetesës, kundër krahasimit me standardet e mbijetesës, tha Sherifi në fjalë ne tij.

Kreytari i partisë më te re Elmaz Sherifi ka akuzuar partitë e tjera se për shkak të pazareve dhe sherreve politike po pengojnë integrimin e vendit ne BE.

No related posts.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›