E Diel, 1 Nëntor 2026

73- vjetori i pushtimit italian, Durrësi përkujton rezistencën

Durrës- Është përkujtuar sot në Durrës 73- vjetori i rezistencës ndaj pushtimit italian. Kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako hapi ceremoninë përkujtimore duke kujtuar edhe njëherë se liria u arrit me gjak e sakrifica.

Në ceremoni u shpreh respekti dhe mirënjohja për banorët e Durrësit që u angazhuan në këtë luftë të rëndësishme të popullit tonë dhe që sakrifikuan edhe jetën e tyre për lirinë e vendit.

Të përfshirët në rezistencë bënë detyrën ndaj atdheut, ruajtën pavaresinë e tij dhe e rreshtuan Shqipërinë përkrah aleancës antifashiste. Krerët e pushtetit vendor dhe të forcave politike kanë kryer homazhe pranë bustit të heroit Mujo Ulqinaku, ku kanë vendosur edhe kurora me lule.

J.Allushi/IDEA/

Shkrime të tjera me interes:

  1. Durrësi në prag të sezonit turistik, mes mbeturinave dhe betonit Durrës- Edhe pse sezoni turistik është vetëm disa javë larg...
  2. Durrës- Arrestohet në port gjahtari Italian, trafikonte shpendë të vrara Durrës- Policia Portuale e Durrësit ka arrestuar një gjahtar Italian,...
  3. SHIU përkujton 20-vjetorin e themelimit Tiranë- Dje, Shërbimit Informativ Ushtarak (SHIU) ka përkujtuar 20-vjetorin e...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›